Vijon të jetë ende mister vrasja e Endri Mustafës, që u gjet pa jetë në zonën e Livadheve në Shkodër.
Bashkëshortja e të ndierit ka folur sërish për mediat, ndërsa më herët hodhi poshtë se autor i krimit mund të jetë personi që policia tha se e ka shpallur në kërkim.
Sipas saj, një person që është komshi me të e di se kush ia ka vrarë bashkëshortin.
“Na kanë marrë fisi i Bajrajve dhe na kanë thënë se nuk kanë lidhje me ngjarjen. Pra, të jeni të sigurt që ata nuk e kanë bërë këtë punë. Ne nuk e dimë kush e ka bërë.
Të vetmen gjë që dimë është se djali që ndodhet pas shtëpisë sonë vetëm ai e di kush e ka bërë. Ai ka dalë vetëm me të. Policia nëse do ta zgjidhë, e zgjidh vetëm me atë djalë 15 vjeç, jo me fiset, se ne nuk kemi pasur punë me asnjë fis.
Policia dhe kryeprokurori Olsian Çela ta gjejnë, se sa për fiset asnjëri prej tyre nuk ka lidhje me atë ngjarje”, ka deklaruar bashkëshortja e të ndierit.
/a.r