Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në zonën e Lundrës, në periferi të Tiranës.
Ngjarja është raportuar këtë të martë nga autoritetet.
Burimet zyrtare thonë se ka qenë pronari i shtëpisë, shtetasi Sh. B, që ka bërë denoncimin e ngjarjes.
Sipas tij, gjatë natës, në fshatin Lundër, persona të paidentifikuar, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në fasadën e banesës së tij.
Ende nuk ka detaje mbi personat e dyshuar, teksa po punohet për identifikimin e tyre.
/a.r