Anëtari i Partisë Demokratike, Arben Imami, tha se në këto zgjedhje selia blu nuk arriti dot të shfrytëzonte dobësitë e PS-së për të fituar garën elektorale të 25 prillit, ndërsa këtë dështim ia faturon Lulzim Bashës.
Gjatë një interviste në “Ilva Now”, z. Imami u shpreh se e keqja më e madhe e këtyre zgjedhjeve është se nuk u prodhua rotacion politik, një hap ky që sipas tij është jetik për një sistem demokratik.
“ Fatkeqësisht zgjedhjet nuk prodhuan rotacion, rotacioni është i domosdoshëm për një sistem demokratik. Pas tetë vitesh qeverisje të keqe në shumë drejtime të PS, ishe mundësi për tu shfrytëzuar, por kjo u bë e pamundur. Nuk shohim një shtrim apo thellim të PD”, tha Imami.
Ai theksoi se selia blu nën lidershipin aktual nuk krijoi dot frymë, e cila do sillte fitoren në zgjedhje.
“Me një koalicion tjetër do kishte më shumë vota. Nuk ke krijuar një frymë për të fituar zgjedhje dhe kjo është arsyeja kryesore’
Përballë gazetares Ilva Tare, z. Imami komentoi mbledhjen e strukturave të PD-së një ditë më parë, të cilat vendosën që zgjedhjet për garën e brendshëm të mbahen më 13 qershor të këtij viti.
“Nuk ka pasur ndonjë analizë, ke dëgjuar ndonjë analizë? Ka pasur një analizë serioze nga z. Nishani.
PD nuk arrit të frymëzoi dhe bëri shumë gabime rrugës, dhe këtë shans që pas tetë vitesh, që njerëzit ishte të velur nga qeverisje e PS, duhet ta kthente në fitore, PD duhet të fillojë të mendojë, s’ka pasur kohë të mendonte”, tha ai.
Më tej ish-ministri i Mbrojtjes në qeverinë Berisha u shpreh se “De facto”, pavarësisht kontestimeve të bëra, lideri i PD-së në analizën e tij e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve.
“De facto” zgjedhjet janë pranuar. Basha tregoi dje se nuk ka shqetësim kryesor humbjen e zgjedhjeve, por kërkesa e tij është që të qëndrojë në krye të partisë. Është bërë një nga peronat më qesharakë në shoqërinë shqiptare. Gjithandej është një objekt komik”, tha ai.
Ai u tregua i ashpër në adresë të liderit të PD-së, kur theksoi se Lulzim Basha është kthyer në “njëri të pashpresë”.
“Ky njeri është i pashpresë, ky për tetë vjet nuk u bë lider. Nuk bëhet dot as për 18 vjet të tjera.
Çdo gjë të një, por kryeministër duhet të bëhesh vetë dhe nuk e bën dot askush.
Nuk të bën dot kryeministër në tavolinë, por kryeministër bëhesh nga qytetarët dhe nga votat”, tha ai.