Karnavale i ka konsideruar Bislim Ahmetaj mbledhjet e Kryesisë dhe të Këshillit Kombëtar të PD-së mbrëmjen e djeshme. Sipas tij të dyja mbledhjet i dhanë një goditje shumë të madhe procesit të zgjedhjeve në PD.
Ahmetaj thotë se me Bashën PD i humb sigurt zgjedhjet edhe pas 4 vitesh.
“Lulzim Basha është në detyrë. Po të ishte qytetar evropian, minimumi i veprimit të tij do të ishte dorëheqja e parevokueshme. Gjithmonë në krye të Komisionit të Zgjedhjeve për Lulzim Bashën ka qenë Jemin Gjana. Gjithmonë janë bërë manipulime. Fakti është që afroi zgjedhjet kaq shpejt, thjesht legjitimoi që është njeri i Edi Ramës. Ne nuk kemi nevojë për zgjedhje kaq urgjente. Tregon se ai me detyrë në krye të opozitës shqiptare. Ai njeri nuk frymëzon. Me Lulzim Bashën në krye PD e sigurt që i humb zgjedhjet pas 4 vitesh. Ai është thjesht shtojcë e pushtetit të Ramës”, tha ai.
g.kosovari