Kur ka kaluar më pak se një muaj që nga zgjedhjet e 25 prillit, Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi duket se ka marrë disa kohë pushime, duke ia lënë në dorë vartësve të saj që të merren me ankimin e rezultatit që kjo parti ka bërë në KQZ.
Kryemadhi ndodhet në Los Angeles, ku ka takuar edhe kushërirën e saj, këngëtaren e famshme Bebe Rexha. Ka qenë kjo e fundit që ka postuar një video me Kryemadhin në Instagram, teksa hanin mëngjes të dyja së bashku.
“Jam këtu në Los Angeles me kushërirën time të bukur duke ngrënë mëngjes”, thotë Bebe Rexha në video.
Kujtojmë se LSI ka ankimuar rezultatin e 25 prillit për qarqet Durrës, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.