Ndryshimet janë në horizont! Jupiteri, planeti i fatit dhe bollëkut prej dy ditësh është transferuar tek Peshqit.
Jupiteri do të qëndrojë tek Peshqit deri në 28 korrik para se të zhytet tek Ujori. Pastaj do të kthehet në Peshqit më 28 dhjetor, ku do të qëndrojë deri më 10 maj 2022. Sa për t`ia ditur itinerarin. Astrologët mezi e presin vizitën e Jupiterit tek Peshqit. Pse? Sepse parashikohen ndryshime dhe shumë fat. Kjo në aspektin material. Kurse në aspektin psikologjik dhe shpirtëror do të thotë që çdo shenjë do ta kalojë fokusin më shumë brenda vetes, në eksplorimin e brendshëm.
Këto ishin anët pozitive. Po çdo e mirë e ka edhe një të keqe.