Një djalë pesë muajsh është shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese të shembur që e kanë goditur raketat e forcave ajrore izraelite në Gaza, por 10 anëtarët e familjes së tij e kanë pësuar me jetë në këto bombardime.
Raportohet se fëmija është gjetur pranë trupit të pajetë të ëmës së tij, të cilin më pas e kanë dërguar me urgjencë për trajtim në spitalin më të afërt.
Nga ana tjetër Izraeli ka vazhduar me bombardimet në Rripin e Gazës në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku goditën një shtëpi në Gazë e si pasojë humbën jetën 10 palestinezë.
E si kundërpërgjigje, Hamasi ka filluar granatimin e qyteteve izraelite. Por pavarësisht përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund dhunës, luftimet janë duke vazhduar në atë rajon.
A Palestinian father plays with his baby boy, the only survivor. He survived an Israeli destructive missile that hit his home and murdered his whole family (his mother and brothers) in #Gaza.#GazaUnderAttack #GazaUnderFire pic.twitter.com/uZ21BjtNmY
— Quds News Network (@QudsNen) May 15, 2021