Dy ngjarje e rënda janë raportuar nga mediat në vendin fqinj ku dy shtetas shqiptarë, të moshave 43 dhe 63 vjeç, i kanë dhënë fund jetës në mënyrë tragjike në një diferencë prej 10 minutash në Heraklion dhe Tympaki. Sipas mediave greke, të dy personat janë varur me litar.
Nëna e 43-vjeçarit e gjeti djalin e saj, një artist i njohur i muzikës tradicionale, të varur në bodrumin e një shtëpie në zonën e Giofyro. Në një gjendje shoku, ajo telefonoi ambulancën por ishte tepër vonë për të riun. Vetëm 10 minuta më vonë në Tympaki, gruaja teksa ishte në punë merr një telefonatë nga bashkëshorti i cili i thotë ‘kujdes fëmijët’ dhe mbyll menjëherë telefonin.
E alarmuar pas kësaj telefonate ajo kërkoi ndihmën e fqinjëve, por edhe 63-vjeçari kishte vendosur që t’i jepte fund jetës. Deri më tani ende nuk dihen arsyet për të dy shtetasit shqiptar se çfarë i shtyu të ndërmerrnin aktin ekstrem, të cilët jetojnë shumë pranë njëri-tjetrit. Ndërkohë që po ashtu nuk janë bërë me dije as identitetet e tyre.
g.kosovari