Vrasja e 11 majit që tronditi Elbasanin ka mobilizuar forcat e policisë.
Efektivë të shumtë janë në terren dhe kanë ngritur postoblloqe në hyrje të qytetit të Elbasanit, afër vendit ku u ekzekutua 41-vjeçari Everest Çaka dhe në aksin Elbasan-Bradashesh.
Mësohet se postblloku është ngritur që prej pasdites së sotme në këtë aks të rrugës kombëtare që lidh daljen e qytetit të Elbasanit, ndërkohë që policia ushtron kontrolle në automjete dhe jo rralle edhe te persona të ndryshëm.
Oficerët po kryejnë kontrolle të shumta të automjeteve dhe qytetarëve, në kërkim të ndonjë prove për kapjen e autorëve të vrasjes së Çakës.
41-vjeçari u ekzekutua në sy të gruas së tij, teksa po lëvizte me makinë.
g.kosovari