Pas ndarjes nga jeta të Haris Memës, Partia Demokratike ka emëruar si kryetar dege për një periudhë të përkohëshme në Sarandë nënkryetarin Vesel Koçiu, ish i dënuar për ‘shpërdorim detyre’.
Ndryshe ai mbahet mend dhe si ish kryekomunari, i cili lejoi ndërtimin e objekteve pa leje në mes të ditës në Ksamil.
Ndërkohë që për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi është emëruar Bujar Leskaj, drejtues politik përgjegjës për degën Sarandë dhe Kryesia e Degës.
Kujtojmë që ish zyrtari i ALUIZNI-t në këtë qytet, asokohe, Vesel Koçiu është kallzuar nga KLSH në vitin 2015 me në krye Bujar Leskajn për “Shpërdorim detyre” në procesin e legalizimit të objekteve në zonën e Ksamilit, në Sarandë.
Ndërkohë që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë asokohe e pati shpallur fajtorë duke e dënuar me 6 muaj burg.
Sot gjashtë vite më pas, ‘ndodh çudia’, dhe ngarkohet kallzuesi të ndjekë procedurat për emërimin në detyrë të të kallëzuarit.
Pra ai që e çoi në ndjekje penale, sot do e prezantojë, ku kallëzuesi do ndjekë procedurat për të kallëzuarin./CNA.al
g.kosovari