Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare njofton se për t’i dhënë fund problematikave që krijohen për shkak të aksidenteve me drejtuesve të mjeteve, ka hartuar formularin “Raporti Europian i Aksidenteve”. Dokumenti është publikuar në faqen zyrtare të Autoritetit, për konsultim publik.
Sipas këtij dokumenti, drejtuesit e automjeteve të përfshirë në aksident rrugor për dëmet ndaj pronës me vlerë deri në 30.000 lekë, nëse bien dakord, duhet të plotësojnë, të nënshkruajnë dhe të shkëmbejnë “Raportin Europian të Aksidenteve”. Në të kundërt nëse nuk ka dakortësi ndërmjet palëve, duhet të marrin procesverbalin e konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore.
Ndër të tjera AMF thotë se raporti, i nënshkruar nga të dy drejtuesit e automjeteve, nënkupton që ngjarja ka ndodhur sipas rrethanave, modaliteteve dhe pasojave të pasqyruara në formular. Në këtë rast “Raporti Europian i Aksidenteve” i bashkëngjitet kërkesës për dëmshpërblim, e cila trajtohet nga shoqëria e sigurimit. Pra për dëmet me vlerë mbi 30.000 lekë, drejtuesit e mjeteve duhet të marrin procesverbalin e konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore.
/a.r