Autoritetet policore në Tiranë mësohet se kanë zhvilluar një operacion antidrogë në kryeqytet.
JavaNews raporton se gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 1 kilogramë kokainë, ndërsa në pranga mësohet se ka rënë një efektiv i forcave RENEA.
Për operacionin në fjalë nuk ka ende një informacion zyrtar nga policia e Tiranës, ndaj pritet që më shumë detaje të kemi në vijim.
/a.r