Bujar Nishani deklaron se nëse merret vendimi për të ndryshuar rezultatin e zgjedheve të 25 prillit ai do largohet nga politika.
I ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24, ish-presidenti i Republikës dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të PD bëri një pretim publik.
“Nëse pas ankesave të PD-së merret vendimi të ndryshojë rezultati i zgjedhjeve në favor të PD unë do largohem përfundimisht nga aktiviteti politik. Do t’i kërkoj falje Lulzim Bashës, nuk do flas kurrë më publikisht dhe do merrem vetem me jetën time private, por jo më atë publike. Nuk do flas më” tha ai.
Bujar Nishani deklaroi me bindje se pavarësisht ankesave për aprregullsi rezultati i zgjedhjeve nuk ka për të ndryshaur dhe përpjekja e Bashës për të justifikuar humbjen e PD në zgjedhje është vetëm për të mbrojtur veten.
g.kosovari