Analisti Frrok Çupi është shprehur se të dyja partitë e mëdha, PS dhe PD, duan që ta zhdukin LSI-në, pasi është bërë një parti e bezdisur edhe për aleatët.
Ai u shpreh në “Politik On” se LSI ka rënë në 4 deputetë jo për faj të agresionit të partive të mëdha, por për shkak se po paguan faturën e vfet për mënyrën se si është sjellë që nga krijimi i saj.
“LSI që prej krijimit të saj ka bërë “king maker-in”. Ta bësh këtë rol për kaq shumë kohë, është shumë e vështirë. Për këtë duhet të jesh vërtet një mbret, mirëpo mesa duket LSI ka qenë bezdisëse edhe për aleatët e vet.
Kur ka qeverisur me PD, i ka kushtuar shumë Partisë Demokratike. Është një kosto që kur të analizohet gjyqësisht, nuk dihet se kë do të marrë me vete, duke iu referuar regjistrimit që çoi në protestën e 21 janarit.
Të dyja partitë e mëdha nuk e durojnë më LSI-në. Asnjërës nuk i intereson të jetojë më ajo parti që i bezdis kaq shumë. LSI nuk po paguan agresionin e të tjerëve, po paguan faturën e vet”, tha Çupi.
g.kosovari