Lëvizje në drejtorinë e policisë së Elbasanit.
Tre vrasjet që tronditën këtë qytet në harkun e pak ditëve kanë bërë një “kokë turku”, që është shefi i hetimit, Gjon Gecaj, i cili është transferuar në sallën operative të drejtorisë së policisë Lezhë.
Në vendin e tij emërohet Krenar Guçe, i cili ka qenë më parë shef i sektorit anti drogë në drejtorinë e policisë Tiranë dhe se fundmi oficer në sektorin e krimeve të rënda.
/a.r