Bislim Ahmetaj, kryetar i grupimit dhjetor 90′, ku ka folur për gjendjen aktuale të Partisë Demokratike.
Në një intervistë televizive Ahmetaj u shpreh haptazi se Lulzim Bashës i kanë rënë në qafë me detyrën që i kanë ngarkuar si kryetar i PD-së, sepse nuk është njeriu i duhur për të marrë përsipër drejtimin e opozitës, pushteti i dytë më i madh në vend.
“Nuk kemi kërkuar kokën e Bashës. Basha është një qytetar i thjeshtë i këtij vendi, të cilit i kanë rënë në qafë për atë që i kanë ngarkuar. Nuk është njeriu që mund të marrë përsipër të drejtojë këtë, sepse pushteti i opozitës është pushteti i dytë në këtë vend.
Atij i është ngarkuar një barrë, që nuk duhej t’i caktohej. Ne nuk kemi zgjedhur ndonjëhere kryetar. Azem Hajdarin e ka sjellë fryma. Nuk kemi sjellë ndonjëherë kryetar. Keshtu ka ndodhur në Shqipëri prej shumë kohësh.
Unë personalisht, që jam pjesë e atij grupi që po përmendi ju, mendoj se ka ardhur një kohë që ne kemi të drejtën që të frymëzojmë zgjedhjen e një njeriu. Ai njeri që duhet të jetë në drejtim, të dalë nga baza”, ka thënë Ahmetaj.
Bislim Ahmetaj është pjesë e zërave kritikë ndaj Bashës, pas zgjedhjeve të 25 prillit, të quajtur Grupit për PD. GruKy i fundit përbëhet edhe nga Edith Harxhi, Bujar Nishani, Ibsen Elezi, Arben Imami, Indrit Hoxha, Edvin Kulluri dhe Arben Ristani.
/a.r