Sot është një festë e rëndësishme për komunitetin musliman, të cilët pas një muaj sakrifice të agjerimit, falin Fiter Bajramin.
Urimet ishin të shumta në këtë ditë, por ajo që ra në sy ishte kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili duket se e ka ngatërruar këtë festë me Sulltan Novruzin.
Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar ashpër ndaj demokratëve të cilët po përpiqen ta mbrojnë gafën e Lulzim Bashës me argumentin që edhe Bektashinjtë janë Musliman.
POSTIMI I SPAHIUT
“Demokratët po mbrojnë gafën e Bashës që shkoi tek Baba Mondi duke ngatërruar Fiter Bajramin me Sulltan Nevruzin me argumentin që edhe Bektashinjtë janë Musliman.
Dy pyetje kam për këta injorant të sëmurë:
1- A mund të shkosh në kishë Ortodokse të urosh Pashkët Katolike sepse të krishtere janë të dyja kultet?
2- Në cilin vend të botës Bajrami falet në Teqe dhe jo në Xhami?”, shkruan Kreshnik Spahiu.
/a.r
Bekteshinjte mendoj falen per bajramin ne teqe