Pavarësisht sa pajisje Android kompania HMD nxjerr, rikthimi i Nokias së saj klasik gjeneron gjithnjë entuziazëm. Sidomos kur bëhet fjalë për versionin e tij me palosje. Rikthimin e parë të këtij versioni, kompania e nxori në 2019-n, Nokia 2720 Flip.
Pikërisht ky model do të vijë me një version të ri, të përmirësuar, që pritet të dalë në treg më 20 Maj dhe do të jetë ekskluzive për Verizon në SHBA.
Sigurisht gjëja më e mirë e një telefoni që paloset është që mund ta mbyllni telefonatën vetëm duke e palosur atë, që për shumë është kënaqësi më e madhe sesa të shtypin një ekran. Përveç kësaj, ka butona, për të gjithë ata që mbeten fanatikë apo nostalgjikë të tyre.
Çmimi? Vetëm 80 dollarë. Sa i përket anëve negative, do t’ju duhet të mësoheni me një ekran të vogël, prej 2.8 inç. Lënë kjo mënjanë, Nokia i ri 2720 është i pajisur me 4G, Google Assistant, web browser dhe KaiOS app store, ku mund të gjeni Facebook, WhatsApp dhe lojëra.
Fakti që nuk ka shumë aplikacione, do të thotë që bateria do të zgjasë më shumë.
/a.r