Pas faljes së namazit të Fiter Bajramit, një incident I pazakontë ndodhi në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet.
Një person ka hyrë mes besimtarëve dhe ka tentuar të vetëdigjet duke bërtitur se “nuk ka Zot”. Ai është ndaluar nga besimtarët dhe nuk është lejuar që të ndërmarrë veprimin ekstrem, ndërsa më pas është shoqëruar nga policia e rendit.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe një përfaqësues nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, duke thënë se ai nuk është një prej besimtarëve, ndërsa aktin ekstrem tentoi ta merrte nën kushte të renda psikike.
“Sot është ditë feste, ditë gëzimi dhe ngjarje të tilla nuk i shërbejnë mesazhet të kësaj feste. Problemeve mendore të një personi apo kushteve në të cilat ai ndodhet. Incidente të tilla nuk kanë të bëjnë aspak me një besimtar me një mendje të shëndoshë”, tha ai.
g.kosovari