Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2707 testime nga të cilat 42 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 1011 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë 3 persona të prekur me Covid-19.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 88 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 4 raste në Devoll, Pogradec, 3 raste në Korccë, Lushnje, 2 raste në Shkodër, Durrës, Vlorë, Gramsh, Skrapar, 1 rast në Fier, Elbasan, Kukës, Kavajë, Mirditë, Berat, Gjirokastër, Tepelenë, Memaliaj.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 3 qyetetarë: 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Berati, të moshave 65-80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.
Statistika (12 Maj 2021)
Raste të reja ditore 42
Të shëruar në 24 orë 1,011
Të shtruar në spitale 88
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2,707
Testime totale 665,935
Raste pozitive 131,845
Raste të shëruara 120,072
Raste Aktive 9,350
Humbje jete 2,423
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 7685
Shkodër278
Fier 224
Korçë 216
Gjirokastër 212
Durrës146
Vlorë 160
Elbasan 126
Lezhë 101
Berat 87
Dibër 63
Kukës 52
/ b.h