Edhe pse në kushtet e pandemisë, besimtarët myslimanë do të falin bajramin në sheshin “Skënderbej” në mëngjesin e të enjtes. Ndryshe nga një vit më parë ku falja u be vetëm në grupime të vogla brenda xhamive.
Në përfundim të muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë ditën e Fitër Bajramit.
Edhe pse masat antiCovid e ndalojnë grumbullimin e më shumë se 10 personave, besimtarët myslimanë kryeqytet do të ketë mundësi të mblidhen në sheshin “Skënderbej” për të falur Bajramin në orën 6.10 të mëngjesit.
Burime zyrtare pranë Komunitetit Mysliman, bënë me dije për televizionin Klan se tashmë është marrë një leje e posaçme për të lejuar grumbullimin e tyre në shesh.
Besimtarët do të jenë në distanca të largëta mes tyre për të ruajtur kështu dhe respektimin e masave antiCovid./ b.h