Të martën humbi jetën në Bulevardi ‘Migjeni” në zonën e Unazës së Re, 45 vjecari Fatmir Avdillari, i njohur ndryshe si “Xubi i Yzberishtit”.
Ai u përfshi në një aksident, teksa lëvizte me motor në këtë zonë.
Viktimes iu pre rruga nga nje makine tip “Toyota Yaris”, e per pasoje ai eshte perplasur me nje makine tip Benz qe ndodhej i parkuar ne ane te rruges. Goditja ishte aq e forte saqe Avdillari perfundoi mbi kofanon e nje tjeter makine tip Opel.
Vete drejtuesja e makines “Toyota Yaris” u plagos dhe u dergua ne spital ku tashme ndodhet jashte rrezikut per jeten.
Mirepo pikerisht ne spital shtetesja Ankela Mulleti 39 vjece, eshte arrestuar nga policia si shkaktare e aksidentit.
“Xubi i Yzberishtit” ishte një personazh i njohur per drejtësinë dhe jo vetëm pasi së bashku me vëllain e tij, Ilir Avdillarin dhe disa persona të tjerë kanë qenë të njohur si anëtarë të “Bandës së Yzberishtit” në vitet ’97-’98, të akuzuar për shumë vepra penale, mes të tjerash edhe vrasje.
“Xubi” mes të tjerash ishte dënuar për vrasjen e Ardian Tahirit, ngjarje e ndodhur më 11 prill 2009, dhe për vrasjen e biznesmenit italian Stefano Rossi në vitin 1998.
/a.r