Ministria e Tregtisë e Kinës njoftoi që tregtia e jashtme e Kinës ka pasur rritje në katër muajt e parë të vitit 2021.
Në janar-prill të këtij viti tregtia e jashtme shënoi rritje me 28.5 % në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke arritur në mbi 11.6 trilionë juanë, ose 1.8 trilionë dollarë amerikanë.
Ndërkohë, eksportet u shtuan me afro 34%, ndërsa importet rreth 23%.
Produktet e të ashtuquajturit “qëndrim në shtëpi” vazhdojnë të nxitin rritjen e eksporteve, me shtimin e kërkesave për kompjutera, smartfona, pajisje shtëpiake dhe lojëra.
Edhe pse tensionet tregtare po shtohen, tregtia e Kinës me partnerët kryesorë vazhdoi të rritet në katër muajt e parë.
Gjatë kësaj periudhe, eksportet e Kinës në ShBA u shtuan me 49 % dhe mallrat e shitura në vendet e BE-së njohën një rritje me 36 %.