Bujar Nishani këmbëngul: Edhe pse dorëheqja e Bashës nuk zgjidh gjithçka, PD-së i duhet ndryshim total

Nishani3

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani i ftuar në emisionin ‘”Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka arsyetuar se pse Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen dhe synimet e ‘’Grupit për PD’’.

Nishani e pranon se dorëheqja e Bashës nuk zgjidh gjithçka, por sipas tij në PD duhet një ndryshim total përmbajtësir dhe formal nisur nga disa hapar politikë.

Ai thekson se dhe ai vetë ishte i etur për ndryshim, dhe besonte se do të vinte në zgjedhjet e 25 prillit, por Nishani deklaron se ajo ditë ishte një dështim elektoral për PD.

Më tej ai kërkon që zgjidhja për humbjet rresht të PD të kërkohet tashmë brenda partisë dhe jo jashtë saj.

’S’kam debat me askërkënd brenda PD  apo jashtë sa i përket raporteve personale. Nuk është dhe ajo që e parashtruar më parë, nuk është kryqëzatë kundër kryetarit të PD. S’po e them ndoshta, është cështje parimore, shqetësimi im është PD. PD përbëhet nga institucione dhe njerëz. Ata e  vendosin në lëvizje PD, marrin përsipër mandatet, gëzojnë të drejtat dhe duhet të marrin përgjegjësitë.

Nuk kam asnjë shqetësim. Problemi sot për PD nuk është se kam qenë në 91 nëntoger apo toger. 23 vjeç kam qenë në atë kohë, sapo dola nga bankat e shkollës. Problemi është se në 2021 PD s’mund të ketë fytyrën e Jemin Gjanës. Ne a do të shkojmë në 2025 me imazhin e Jeminit, unë mendoj që jo. Shqetësimi im është që pas 25 prillit kishte krijuar një pritshmëri të madhe, dhe brenda votuesit e PD për një ndryshim që edhe unë i etur që do të kishte ndryshim. Rezultoi dështim politik dhe elektoral. Ka nevojë për reflektim, për të mos mbetur peng. Ajo që unë në gjykimin tim besimin tim, në po e quaj vizionin tim si qytetar, por dhe pjesëe  PD është që zgjidhja mbetet tek PD. S’mund ta kërkojmë jashtë saj.

PD s’mund të shkojë në zgjedhjet e 2025 me performancën, organizimin, vizionin, me strukturën, me lidershipin, me raportin që ka sot me qytetarin shqiptar. I duhet si mekanizmi i vetëm për ta rrëzuar qeverisjen e Ramës, i duhet ndryshim total, përmbajtësor dhe formal. Dhe fillohet me disa hapa politikë.

Dhe hapi i parë, si kulturë europiane është marrje përgjegjësie nga lideri. Nuk zgjidh gjithçka, por ka brenda simbolikën, por hap rrugë që PD të ringrihet në shumë dimensione. Këtë përfytyroj dhe ndjej.
E kam thënë gjithmonë, kur futet njeriu në politikë futet dhe me objektiva në karrierë. Karriera në politikë ëshët si në çdo profesion. Politikën e konceptoj si profesion. Në politikë karriera e shoqëron njeriun. Në rrugëtimin e karrierës politike kam arritur majën e karrierës, kur arrin Presidentin. S’kam pasur asnjëherë, dhe s’kam ambicie për karrige. E kam pasur shumë më të madhe se ajo që ka deputeti dhe Basha. Kur ka ardhur momenti, jam larguar me dinjitet. Çështja është parimore.’’- tha Nishani.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com