1497- Navigatori italian Amerigo Vespucci nis udhëtimin e tij të parë në Botën e Re. Ai lundroi në brigjet e Brazilit dhe Hondurasit, i bindur se kishte zbuluar një kontinent të ri midis Evropës dhe Azisë.
1760-Lindi oficeri francez Claude Joseph Rouget (Lisle) Në 1792, ai shkruan fjalët dhe melodinë e himnit francez “Marsejeza”.
1871-Franca dhe Gjermania nënshkruajnë një marrëveshje në Frankfurt për t’i dhënë Alsasën dhe Lorenën gjermanëve.
1933-Në Berlin, mu përpara Reichstag, nazistët dogjën më shumë se 25,000 libra (Marks, Frojd, Brecht, Ajnshtajn …), duke njoftuar kështu “një periudhë të re në historinë e kulturës gjermane”.
1940-Ëinston Churchill u emërua si kryeministri britanik, pas dorëheqjes së Neville Chamberlain, si nënshkrues i Marrëveshjes së Mynihut.
1941-Zëvendësi i Hitlerit, Rudolf Hess, hidhet me parashutë në Skoci me synimin për të filluar bisedimet e paqes. Ai u arrestua dhe e kaloi fundin e luftës në një burg britanik. Në gjyqin e Nurembergut në 1946, ai u dënua me burgim të përjetshëm për krime lufte.
1977-Vdes aktorja amerikane e filmit Joan Craëford, një nga yjet më të mëdhenj të Hollywood-it të viteve 1930, por që Oskar e mori në 1945 me filmin “Mildred Pierce”.
1994-Nelson Mandela zgjidhet president i Afrikës së Jugut dhe bëhet presidenti i parë me ngjyrë i vendit. BETA