Humb jetën në spital 40-vjeçari që mbeti i plagosur në një atentat në Vlorë. Lajmi konfirmohet nga policia e cila deklaron zyrtarisht se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, ku në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip” BMW” me drejtues shtetasin B. B. rreth 40 vjeç ,i cili si pasojë e plagëve të marra është transportuar në spitalin e Vlorës, ku dhe ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet nē vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë të D.V.P. Vlorë, të Komisariatit të Policisë Vlorë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit.
g.kosovari