Edhe binjakët identikë, me të njëjtat kushte shëndetësore, nuk e kalojnë njësoj koronavirusin.
Kjo është provuar me dy binjake në Shtetet e Bashkuara, të cilat eksperiencën me covid-19 e kaluan tërësisht ndryshe: njëra në terapi intensive, tjetra në shtëpi.
“Nivelin e oksigjenit e kisha të ulët. U shqetësova sepse po bëhej shumë e vështirë për mua” Për binjaket Kelly dhe Kimberly, eksperienca e tyre me Covid-19 vitin e shkuar vetëm e njëjtë që nuk ishte. “Isha aq keq sa më ratë fikët dhe përfundova në spital. Nga atje, nuk kuptova më asgjë”, kujton Kimberly.
Por ndërsa Kimberly përkeqësohej, Kelly bëhej më mirë. Edhe mjekët e tyre u habitën. Dr. Mishita Goel: “Ishte një shok i vërtetë. Kishin të dyja kushte mjekësore të ngjashme. Por Kimberly kishte nevojë për oksigjen”.
Në fakt, ajo ishte aq sëmurë, sa ishte i nevojshëm trajtimi në terapi intensive. Ndërsa motra binjake Kelly u kthye në shtëpi Brenda javës. “Mendova se do ta humbisja. Ajo ishte shumë sëmurë, ishte me oksigjen, dukej e mposhtur në ato momente”, kujton Kelly.
Shkencëtarët janë përpjekur t’i japin një shpjegim këtij misteri, sesi është e mundur që disa e kalojnë rëndë Covid-in, e disa pa asnjë shenjë. Por në rastin e binjakëve. Si është e mundur që dy persona, me ADN identike, të vuajnë simptoma krejt të ndryshme?
“Nuk është thjesht gjenetike. Nuk ka lidhje as mosha. Mund të jetë kombinim i shumë faktorëve, ndaj është vërtet e komplikuar ta shpjegojmë”, tregon virologia Angela Rasmussen.
Shkencëtarët kanë hetuar disa arsye potenciale, si sasia e virusit në trup apo sesi ndryshon apo reagon trupi e sistemi ynë imunitar. Tek disa ky sistem reagon, tek të tjerë krijon anti-trupa. Por jo çdo rast është i njëjtë, edhe në rastin e binjakëve. “Edhe në rastin kur janë binjakë identikë, janë qelizat në kodin gjenetik apo që krijojnë sistemin imunitar. Ndaj kur qelizat B krijojnë antitrupa dhe qelizat T zhvillohen, ato në fakt kalojnë përmes një procesi të quajtur rikombinim, që rezulton në 2 ADN të ndryshme”, thotë Rasmussen.
Pavarësisht të gjithë lojës së ashpër të gjeneve e sistemit imunitar, e përpos misterit të një sëmundje të shfaqur ndryshe mes dy binjakeve, për to i rëndësishme është fakti që pas më shumëse një muaji, u ribashkuan./ b.h