Identifikohet personi që u gjet i pajetë sot në tregun e Milotit. Ngjarja u regjistrua mëngjesin e sotëm.
Gazetari Elidon Ndreka raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për 70-vjeçarin Fiz Shoshaj, banues në Burrel.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e vdekjes së tij. Nga këqyrja e trupit të të moshuarit, nuk janë vënë re shenja dhunë. Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në vdekjen e 70-vjeçarit./ b.h