Një laborator droge është zbuluar sot në Lushnje. Mediat duke iu referuar burimeve bën me dije se godina e përshtatur për laborator droge është zbuluar në zonën e njohur si “Pushimi i shoferit”.
Deri tani bëhet me dije se godina që ishte kthyer në laborator është një godinë e një karburanti që po restaurohet.
Policia ka sekuestruar tuba aspirimi dhe kubikë të mbjellë me lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa.
Po ashtu bëhet me dije se kanë nisur hetimet për të zbuluar se kush fshihet pas kësaj tentative për kultivimin e kanabisit.
/a.r