Publikohen pamjet nga momenti i vrasjes së ndodhur ditën e sotme në Elbasan ku Liljana Buzo 54-vjeç u ekzekutua nga bashkëshorti i saj Koço Buzo. Nga pamjet në zonë duket momenti kur ai i ka ndërprerë rrugën të ndjerës, teksa në një dorë mbante një thikë ndërsa në tjetrën kallashnikovin.
Burime bëjnë me dije për gazetarin e ABC Aldo Kozarja se autori e ka goditur gruan fillimisht me thikë në fyt dhe më pas e ka qëlluar me kallashnikov.
E ndjera u qëllua sapo doli nga gjykata e Elbasanit ku kishte shkuar të merrte urdhrin e mbrojtjes pasi vazhdimisht dhunohej nga i shoqi. Ndërkohë policia ka mundur që të vërë në pranga autorin e krimit 58-vjeçarin Koço Buzo. Ky i fundit plagosi gjithashtu edhe dy persona, një prej të cilëve avokati i gruas, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
/a.r