Deputeti Halit Valteri i cili ka kandiduar në këto zgjedhje nën siglën e PS-së por nuk ka tuar dot, ka sulmuar sot në Kuvend presidentin e Republikës.
Valteri tha se Meta e njeh ligjin por vetë nuk e zbaton. Sipas tij, ndëshkimi i presidentit për shkeljet e kryera nuk duhet të ndalet vetëm në Kuvend, por kërkon hetimin e tij edhe nga organet e drejtësisë.
“Jam i çuditur me sjelljen e presidentit të Republikës Ilir Meta. Ai e di teorinë, por nuk e di për vete. Ai e njeh ligjin por jo për vete. Ai e di burgun, por sigurisht jo për vete. Aristoteli shkruante, kur njeriu është perfekt ‘Ai është kafsha më e mirë, por kur ai dëshiron të ndahet nga ligji dhe drejtësia atëhere është më i keqi nga të gjithë’. Kur shkel ligjin themelor dhe përbus çdo institucion të këtij vendi.
Në Shqipëri presidentit i kemi lënë aq pushtet sa të mos bëjë thirrje për konikt në popull. I kemi lënë aq pushtet sa të thërrasë mediet në konferencë, të sillet lart e poshtë, të asë e të vishet hijsh.
Sigurisht, nuk ia kemi ndaluar as pirjen e rakisë, as ahengjet, as qejfet. Madje ia kemi pranuar edhe daljet tap topi nëpër media, duke i pranuar shpeshherë dhe lajthitjen. Shkarkimi i këtij presidenti nuk duhet të jetë kryetema e këtij Kuvendi.
Ne duhet t’i kërkojmë organeve ligjore, të hetojnë veprimtarinë e këtij njeriu, pasi nuk do të jetë nesër vetëm një ish-president, apo një ish-kryeministër, apo një ish-ministër, apo një ish-kryetar Kuvendi i cili ka mbi kurriz dhjetëra krime.
Shkurt dhe qartë ai duhet të jetë menjëherë objekt i drejtësisë shqiptare për krimet e shumta që ka kryer. E pakuptueshme se si karriera e këtij njeriu është ngritur deri te president i Republikës. Shkarkimi i tij është një akt i lartë por më i vogli që mund të bënim.
T’i japim vendit atë që i takon. Boll më me kalkulimi politike. Ai duhet të ishtë dënuar që kur lëpinte gishtat kur numëronte lekët në videon e Dritan Priftit. Ky është turp të thirret presidenti i Republikës, ku duhet të thirret presidenti i rakisë, ose presidenti i qofteve”– tha Valteri./ b.h