Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti deklaroi se çdo ditë që kalon, vendi ynë është afër imunitetit të tufës sa i takon infektimeve me koronavirus.
Përballë ekspertëve të fushës, në ‘Real Story’ Alimehmeti tha se për të vërtetuar këtë gjë nevojitet studim.
“Çdo ditë që kalon je më afër imunitetit të turmës. Përqindja rritet çdo ditë. Me vaksinime dhe rastet e reja. Po i afrohemi këtij imuniteti. Por se kur mund t’i afrohet, kjo kërkon studim. Është studim serologjik. Se nga erdhi, rëndësi ka që të shkojmë deri aty. Edhe në ditët që do ta arrijmë imunitetin e turmës, prapë do kemi raste. Nuk është 100% imuniteti nga vaksina, por s’do kemi valë epidemike të forta.”, tha ai.
Ndërkohë, kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se vaksina anti-covid nuk garanton që mos të infektohesh me COVID-19. “Fakti që e bën vaksinën, nuk të garanton se nuk sëmuresh.”, pohoi ai.
g.kosovari