Juristi Plarent Ndreca e shkon ftesën e kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim si të dobishme për vendin sidomos në reformat e thella që lidhen me integrimin. Ndreca tha në ‘Repolitix’ se kjo ftesë për bashkëpunim i jep mundësi opozitës të orientojë qeverinë aty ku po gabon dhe të thotë fjalën saj që në fund do të përkthehet në një të mirë që i bëhet vendit.
“Ai fton opozitën dhe njeh PD si opozitë të vërtetë. Vijimi i një papjekuri që tregon duke u përfaqësuar nga Basha, fillimi i fitores është që të kesh forcën dhe dinjitetin dhe të pranosh humbjen. Basha nuk është prokuror, por politikan dhe si i tillë duhet të pranonte zgjedhjet. Opozita ka një mundësi që duke bashkëpunuar të orientojë qeverinë aty ku duhet nëse po gabon. Ftesa për bashkëpunim është për të drejtuar vendin aty ku duhet dhe drejt integrimit dhe jo për të bashkëqeverisur, pra frymë bashkëpunimi”, tha Ndreca.
Anëtari i kryesisë së PD, Arben Ristani, i cili është një nga demokratë e zhgënjyer që kanë kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës, e ka cilësuar po ashtu të dobishëm bashkëpunim PD-PS, por ka kundërshtuar takimet e fshehta dhe jo transparente mes Bashës dhe Ramës. Ai nuk u shpreh kundër takimeve, por kërkoi transparencë në lidhje me to dhe se të mos bashkëpunojnë së basku vetëm për leverdi të përbashkët. Në lidhje me njohjen e zgjedhje, Ristani tha se në momentin që nuk ka pasur kontestime ditën e zgjedhjeve ata janë ligjërisht të njohura dhe rreziku për ripërsëritje të tyre bie.
“Bashkëpunimi PS-PD është i dobishëm, ndërsa takimet Rama-Basha nuk duhet të jenë të fshehta por tërësisht transparente. Opozitarët duhet të ndajnë mendjen se për 4 vite do të kenë Ramën mbi krye dhe shpresoj që PD të futet në një proces riformatimi dhe riskutruktimi se në këtë gjendje që është nuk mund të jetë fituese. Ka një situatë ambigue në këto momente lidhur me zgjedhjet në PD , në momentin kur votat kanë vajtur ne kuti, nga ky moment zgjedhjet nuk rrezikohen më nga kërkesat për pavlefshmëri absolute, pra nuk shkojnë në përsëritje. Dita e votimit është mbyllur pa asnjë ankesë, rreziku për përmbysje bie. Meraku i tyre është se mos parlamenti nuk është i plotë. Edhe deklarimet për mosnjohjen zgjedhjeve erdhën njohja nga DASH nga OSBE dhe e ndërkombëtarëve të tjerë për të mos lejuar pikërisht që parlamenti të mos jetë i plotë. Sigurisht që hetimet për krimet zgjedhore duhet të bëhen por kjo nuk ka të bëjë me faktin që parlamenti të mos jetë i plotë”, tha Ristani.
g.kosovari