Në një artikull të publikuar nga “Bloomberg view”, nënvizohet nevoja e kosovarëve për të udhëtuar pa viza. Nëpërmjet këtij artikulli i bëhet thirrje Bashkimit Evropian, që të mundësojë udhëtimin pa viza për qytetarët e Kosovës në mënyrë që siç thuhet “të mbahet gjallë shpresa për integrim në BE”.
Në këtë shkrim editorial, autori Marc Champion, citon edhe ministrin e Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, i cili ka thënë se vazhdimi i kësaj situate do të ketë pasoja shumë serioze, jo vetëm në faktin që qytetarët do të jenë më pak optimistë sa i përket të ardhmes së tyre evropiane, por edhe drejt shtyrjes së tyre që të gjejnë alternativa të tjera për thyerjen e këtij izolimi, përcjell kp.
Këto alternativa, citohet të ketë thënë se, pikë së pari përfshijnë migrimin ilegal në shtetet e BE-së, sidomos nga të rinjtë që janë duke e rritur frustrimin ndaj Evropës.