Duket se Ministri i Jashtëm i Kosovës Thaçi e ka justifikuar veten, pasi së fundmi ka marrë një njohje ndërkombëtare.
“Lajm i shkëlqyer! Sapo morra njoftimin zyrtar për njohje nga shteti karaibian i Antigua dhe Barbuda. Njohja e Republikës së Kosovës nga shtetet dhe organizatat ndërkombëtare nuk ka të ndalur”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Antigua dhe Barbuda është një shtet i përbërë nga ishuj që bën pjesë bashkësinë e Komonuellthit të Kombeve (ang.Commonwealth). Ishujt ndodhen midis Oqeani Atlantik dhe Deti i Karaibeve, në jug-lindje të Porto Rikos.
Ky shtet ka 81,799 banorë me një sipërfaqe prej 440 km². Antigua dhe Barbuda ka një sistem dy dhomash: dhoma e të deleguarve dhe Senatin si dhomë e lartë. Ushtria përbëhet nga 150 Ushtarë dhe një marinë prej 25 ushtarësh (2 barka të shpejta).
Në fakt, SHBA përkujdesen për sigurinë kombëtare me dy bazat ushtarake të marra me qira.