Përmes një fotoje me ambasadoren e SHBA-së, kryebashkiaku Erion Veliaj e ka konsideruar një rast unik për të promovuar aleancën mes vendit tonë, SHBA-së dhe Nato-s.
“Defender Europe 21 nisi sot stërvitjen në Shqipëri. Është një rast unik për të promovuar aleancën tonë me SHBA-në dhe Nato-n, si dhe forcuar më tej angazhimin tonë të ndërsjellë për të qëndruar besnikërisht krah njëri-tjetrit në kohë të mira dhe të vështira.
Faleminderit U.S. Embassy-Tirana për mikpritjen e mrekullueshme!”, shkruan Veliaj./ b.h