Ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani nuk lëviz nga qëndrimi që Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve.
Kryedemokrati tha se zgjedhjet e 25 Prillit nuk i njeh pasi sipas tij u manipuluan dhe se hapi i radhës do të jetë një tur nëpër Shqipëri të mbledhë provat e asaj që ai e quan masakër elektorale.
Pikërisht për këto dy deklarime të liderit të PD-së, Arben Ristani ngre pyetjen nëse qëndrojnë.
“A qendrojne njera pas tjetres keto dy deklarime? Zgjedhjet nuk i njoh se jane te manipuluara. Do bej nje tur neper Shqiperi te mbledh provat e manipulimit” shkruan ai./ b.h