Tifozët suedezë nuk e kanë kapërdirë dot rregullin që lejon vetëm 8 tifozë në stadium dhe kanë protestuar duke “pushtuar” një qendër tregtare.
Ultrasit e AIK përfituan nga rregulli që nuk kufizon grumbullimet nëpër qendra tregtare dhe u mblodhën në Stokholm, me daulle, flamuj dhe banera, duke protestuar për rregullin që e quajnë absurd.
Ndërkohë, disa kilometra më tutje, 8 tifozë ishin brenda stadiumit Friends Arena, duke parë ndeshjen AIK-Elfsborg.
Javën e fundit, në Suedi ka pasur rreth 5000 raste të reja në ditë me Covid-19./ b.h