Nga Artur Ajazi
Grida Duma (avokatja e vetme e Lulzimit) ka deklaruar prej një jave në media se “ne nuk dorëzohemi deri në fitore”. E ka bërë refren të saj, “mosdorëzimin”, aq sa në emisionin e fundit televiziv ku ishte e ftuar, thuajse foli me gjuhën e strukturave të armatosura që ngriti Partia Demokratike gjatë fushatës elektorale. Thuhet se Grida ka qenë ndër mbështetëset e fuqishme të mendimit dhe konkretizimit për ngritjen e strukturave paramilitare. E gjendur mes vlerësimeve dhe kundërshtive faktike lidhur me rezultatin konkret të zgjedhjeve, Grida shpesh duke mbrojtur mendimin dhe vendimin e partisë se “ne nuk dorëzohemi, keni për ta parë ç’do të bëjmë”, më bindi se, rruga e vetme e Partisë Demokratike si para ashtu dhe pas çdo palë zgjedhje (kur i humbet ato) është dhuna, revolucioni. “Ne nuk dorëzohemi”-tha Grida, dhe mu kujtuan filmat me partizanë dhe komunistë. E tillë është edhe Partia Demokratike.
Një parti e ngritur mbi vlera dhe themele të forta idealiste perëndimore dikur, ka 30 vjet që shkatërron, djeg dhe ndez zjarre mes Tiranës dhe qyteteve, që nxit dhunën, që futet në zgjedhje me grupime të armatosura, vret dhe nuk njeh rezultatin. “Ne nuk dorëzohemi”, ka qenë dhe mbetet motivi i luftës guerrile, partizane, rezolucionare, por jo i atyre që njohin vlerën dhe fuqinë e votës së lirë, jo i atyre që fitoren e sjellin përmes zgjedhjeve të lira dhe jo përmes dhunës ndaj institucioneve ligjore. Ç’më ngjalle shoqet komuniste Grida, ato të vërteta, dhe personazhet e filmave të komunizmit. Ti nuk e ke mësuar akoma Grida (ose ta kanë mësuar gabim kur hyre në PD) se vota e lirë dhe rezultati që del prej saj të jep pushtetin, ose të lë në opozitë. Kaq e thjeshtë është. Por ti Grida, e kishte të mbushur mëndjen “top” se “kësaj here e marrim pushtetin”, por nuk e mendove se pushteti nuk është “fletë kampi”, por diçka tjetër. Ke humbur 4 beteja elektorale deri sot, por mos u dorëzo Grida, lufto, rezisto dhe…. fito. Por më parë bëje këtë brënda partisë, merru me Lulin, fito mbi Lulin, dhe pastaj kërko pushtetin. “Komunistët nuk dorëzohen” Grida.
Dhe brenda asaj partie ku ti ke 10 vjet që militon, ka shumë komunistë, që janë më antikomunistë se askush tjetër. I pari është Doktori, dhe ti Grida, e di fare mirë se ai i ka dobësi “mosdorëzuesit”. Ai i mbështet “qëndrestarët”, i nxit për “beteja të reja demokratike”, siç janë protestat e dhunshme, përdorimi i molotovit si mjet “demokratik”, djegia e institucioneve, djegia e mandateve, apo dhe sulmet me armë ndaj kundërshtarit politik. Qëndro dhe mos u dorëzo Grida.
Ndoshta Lulzimi bëhet “zemërgjërë”, dhe të jep ndonjë post të ri në parti. Si nuk e kuptuat njëherë të vetme xhanëm, se demokracia nuk bën aleancë me revolucionin e armatosur, liria me prangat, lufta me paqen. Ju keni qenë, jeni dhe do të mbeteni gjatë në opozitë Grida. Ju jeni rezultat i “klonimit” të suksesshëm politik të bërë nga Doktori, duke nisur nga Lulzimi, deri tek më i fundit, që i mbyll portën e SHQUP-it atyre që e themeluan dikur atë parti.
Dhuna triumfin athe ku shteti eshte tolerant