Një ngatërresë në sistemin e xhamisë u prishi agjërimin banorëve të lagjes Çekmekoj në Stamboll.
Nga objekti i kultit ftesa për namaz e darkës u dëgjua 10 minuta para se të mbyllej agjërimi. Sapo kanë dëgjuar thirrjen e hoxhës, qytetarët kanë hapur iftarin. Pas 2 minutash, nga mineratë kanë dëgjuar një tjetër thirrje që u kërkonte të mos e përfundonin agjërimin pasi kishte ndodhur një problem teknik në sistemin e regjisë.
Kjo situatë i ka habitur njerëzit të cilët duhet ta shlyejnë prishjen e agjërimit pas përfundimit të muajit të shenjtë. Ky gabim i ka kushtuar vendin e punës hoxhës së xhamisë në Çekmekoj.
Kjo nuk është hera e parë që në Turqi ngatërrohet ora e ezanit. Edhe vitin e kaluar diçka e tillë ndodhi disa herë brenda muajit të ramazanit.
/a.r