Kreu i PD-së, Lulzim Basha komunikim për mediat e ka cilësuar 25 prillin si një masakër elektorale.
Basha thotë se viktimat e ‘masakrës elektorale’ të 25 prillit nuk janë PD dhe kandidatët e saj, por qytetarët shqiptarë.
Kryedemokrati akuzon Edi Ramë, Tom Doshin bashkë me 3 deputetët e PSD, Aqif Rakipin dhe djalin e dhëndrin e tij që dolën deputetë, Vangjush Dakon bashkë me 3 deputetët e Durrësit, Ilir Ndraxhin, Jurgiis Çyrbjen dhe Rrahman Rrajën, si dhe Aurora Marën.
Ai garanton se përfundimi i betejës që ka nisur PD tashmë do të jetë në të gjitha frontet për të sjellë në fund ‘rrëzimin e regjimit’.
“25 prillit masakër elektorale viktima nuk është PD, por besimi shpresa që zgjuam dhe bashkuam pavarësisht rolit të paprecedente të krimit dhe parave të pista dhe shkrirjes së vijave ndarëse të partisë dhe shtetit nuk ia doli që të ulte përmasat e shqiptarëve ndaj dhe detyrimi ynë është ndaj shqiptarëve, teksa ne vazhdojmë mbledhjen e fakteve të masakrës së 25 prillit, ju drejtojini mikrofonin te Rama, Rakipi dhe Tom Doshi. Beteja do bëhet në çdo front”, tha Basha.
Kryetari i PD e mbylli fjalën e tij duke deklaruar se beteja e PD është e qartë, dhe i pyetur se a do të rikthehet PD në parlament, la të kuptohej se demokratët do të shkojnë në Kuvend në shtator.
g.kosovari