“Rezultati i zgjedhjeve mendoj se është i saktë, shpreh gjendjen emocionale të shoqërisë. Ajo që është për të ardhur keq është se edhe pas 30 viteve, ne i kontestojmë zgjedhjet. Unë nuk e vë në dyshim që ka pasur parregullsi, por absolutisht mendoj se nuk do të ndryshonte rezultatin e zgjedhjeve. Për mua, këto ishin zgjedhjet më të mira në 12 vitet e fundit kur unë kam qenë në Shqipëri”.
Kështu e komentoi në “Dita jonë” ambasadori Fatos Tarifa rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.
Ai u shpreh se një ndikim negativ në rezultatin e opozitës pati edhe presidenti Meta.
“Mendoj se Meta ka ndikuar negativisht në rezultatin e partisë së tij, LSI-së, por edhe të PD-së. Ai u bë palë me opozitën, duke dalë si palë e humbur. Ai irritoi një masë të madhe njerëzish me formulimet e tij shumë të rënda për një kryetar shteti”.
g.kosovari