Grida Duma thotë se Partia Demokratike do të nisë protestat për mos njohjen e zgjedhjeve të 25 prillit.
Por a do të rikthehet opozita në Parlament? Për këtë, Duma u shpreh se ende nuk është marrë një vendim, por theksoi se gjithçka është e mundur.
“Është një vendim që ende nuk është marrë. Ne provuam kush jemi me lënien e mandateve. Ne nuk u bëmë farsë e tyre.
Nuk ka asnjë shans ta marrësh pushtetin me mjete të këqija dhe të bësh mirë. Nëse i ftojmë shqiptarët për protestë, dalin që sot. Protestat edhe munden. Më shkruajnë njerëz pa fund, nuk durohet më”, u shpreh Duma për A2.
Në fund, Duma mohoi një kandidim të mundshëm për të marrë kreun e Partisë Demokratike.
Pushtet me dhune ne demokraci nuk ka.Dhuna e juaj do kete pergjighen e shtetit.Nuk mund te beni si te doni ju