Nga ceremonia e nisjes së stërvitjes më të madhe “Defender Europe 21” kryeministri Edi Rama tha se kjo stërvitje është një tjetër pikë e rëndësishme në ngjitjen e mëtejshme të marrëdhënieve tona në pikën më të lartë me SHBA.
Ndërsa theksoi se i mirëpresim me krenari dhe respekt miqtë dhe partnerët tanë amerikanë, Rama shtoi se do të vazhdojmë të qëndrojmë besnikërisht krah për krah me SHBA. Edhe kjo stërvitje sipas tij do të jetë një pikë e rëndësishme.
Në fund Rama dha edhe një mesazh të gjithë rajonit dhe kujtdo tjetër që ka nevojë për përgjigje për qëndrimin e vendit tonë krah SHBA.
“Është një lumturi e veçantë që të kemi mes nesh Wolters. Ju falënderoj për fjalët që i drejtuat sot popullit shqiptar dhe për vlerësi min që i cbëtë përpjekjes tonë deri më këtu krenare dhe të suksesshme kundër pandemisë.
Është kënaqësi dhe nder për ne të kemi kaqë shumë uyje të mbledhura këtu në këtë vend të vogël dhe kam bindjen se kjo stërvitje është shumë më tepër sesa një moment i rëndësishëm i të gjithë punës së përbashkët në funksion të rritjes dhe demonstrimit të kapaciteteve tona.
Kjo stërvitje është edhe një tjetër pikë e rëndësishme në ngjitjen e mëtejshme të marrëdhënieve tona në pikën më të lartë. Ne vazhfdimisht i vlerëosjmë këto marrëdhënie të shkëlqyera por fakti është se ato mund të jenë gjithmonë edhe më të shlëqyera falë një ndërveprimi reciprok.
Gjenerata jonë u rrit me idenë se ju sduheshit lënë të shkelnit në këtë vend, dhe ne u brumosëm me bindjen se jeni e keqja më e madhe që mund ti ndodhë Shqipërisë dhe të gjithë botës. Për gjeneratën tonë është një mrekulli e madhe që e ka ndarë jetën mes dy botëve, asaj të errët dhe të kësaj bote ku mirëpresim me krenari dhe respekt miqtë dhe partnerët tanë amerikanë.
Dua të besoj që pas zbarkimit tuaj në Shqipëri edhe juve do tju ndodhë ajo që u ndodh të gjithëve që u ndodh kur vijnë në Shqipëri që do të doni të riktheheni përsëri. Vendi jonë nuk është një vend i rekomanduar për shak të stereotipeve, por kush vjen dëshiron të kthehet përsëri.
E fundit, besoj se ajo çka të gjithë duhet të mbajmë parasysh është detyrimi për ti përcjellë gjeneratave të tjera këtë amanet kaq të rëndësiëhëm për të ardhmen e vendit tonë. A,manetin e kësaj marrëdhënie strategjike për lirinë dhe demokracinë jo vetëm të Shqipërisë por të mbarë kësaj bote, duke u investuar të bëjmë më shumë për brezin e ri dhe ti japim brezit të ri mundësinë që të mund të edukohet me vlerat parimet dhe standardet shumë të larta të forcave të Natos. Është moment historik. Dëshirojmë të jemi të të denjë dhe më të vyer brenda kësaj aleance.
Ti japim mesazh të gjithë rajonit dhe kujtdo që ka nvojë për përgjigje për qëndrimin tonë në krah të SHBa dhe të gjithë vendeve të tjera që kanë vendosur që për lirinë dhe demokracinë të paguajë çdo çmim”, tha Rama.
g.kosovari