Mark Mark thotë se PD do marrë pushtetin me revolucion, duke nxjerrë zvarë nga zyrat socialistët që kanë pushtetin.
“Askush nuk do t’i lejojë më këta të vjedhin. Këta do të nxirren me forcë jashtë nga zyrat.
Çfarë ndodh kur nuk u lejon njerëzve të votojnë? Ka revoltë dhe revoltë do të ketë. Kur? Shumë shpejt” – tha Marku ne Opinion.
Mark Marku: E keni çuar popullin në atë pikë, saqë shitet dhe ka festë kur ka miell një thess mielli. Dhe në fund fare u caktojnë çmimin. U thonë ja, ju fleni një thes mielli dhe 50 mijë lekë. Por ju jeni të pacipë
Arbjan Mazniku: Si qenkemi?
Blendi Fevziu: Në çfarë kupimi?
Mark Marku: Po ja, me këta ka kuptimin që tu ngrihesh dhe t’i përzësh me shkelma nga zyra e t’i nxjerrësh ne rrugë e t’i trajtosh si rrugaçë.
Blendi Fevziu: E provove njëherë Mark
Mark Marku: Jo more jo, nuk ka ndodhur kjo gjë.
Blendi Fevziu: Çfarë do ndodhë?
Mark Marku: E di ti çfarë ndodh kur nuk lejohen zgjedhje? Revoltë.
Blendi Fevziu: Do ketë revoltë?
Mark Marku: Revoltë do ketë!
g.kosovari