Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar iniciativën e PS-së, e cila kërkon të ngrejë një komision parlamentar për të hetuar Presidentin e Republikës, Ilir Meta për shkelje të Kushtetutës.
Për juristin Manjani, pretendimet që ka ngritur Partia Socialiste për shkakrimin e kreut të shtetit nuk kanë bazë ligjore.
“Presidenti ka ku mbrohet dhe mbrohet mirë. Mua më shqetëson ai qytetari ku s’ka ku të mbrohet.
Nuk shkarkohet [Meta]…. për shkaqet që thotë mazhoranca”, tha ai.
Duke folur nga studioja e “Ilva Now” në Euronews Albania, z. Manjani tha se presidenti Meta duhet të japë dorëheqjen për këtë arsye:
“Unë mendoj se ai duhet të japë dorëheqjen, sepse e ka premtuar atë.
Ai ka vënë bast publik se nëse Edi Rama merr 70 mandate jep dorëheqjen. Nëse do të çlirojë skenën politike duhet të mbajë fjalën”, tha ai.