Të paktën 18 persona kanë vdekur nga një zjarr i cili ra në një spital për trajtimin e COVID-19 në Indi.
Për momentin India është duke u përballur më një valë të rëndë infektimesh dhe spitalet janë të mbi populluara. Nga emergjenca, qeveria indiane është detyruar që të hapë reparte të improvizuara.
Zjarri nisi në katin e parë të spitalit në qytetin e Bharuch dhe është lokalizuar brenda një ore, derisa shkaqet janë ende duke u hetuar.
31 persona janë shpëtuar nga zjarrfikësit dhe gjendja e tyre aktualisht paraqitet stabile.
Edhe muajin e kaluar një zjarr kishte rënë në një spital të kujdesit intensiv në rrethinat e Mumbai i cili mori jetën e 13 pacientëve që ishin duke u trajtuar aty.
India në total ka rreth 20 milionë raste të të infektuarave me COVID-19 dhe në total ka 220 mijë vdekje.
/a.r