Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh i bindur se me opozitën e re parlamentare, e cila do të hyjë në parlament në shtator do të kenë bashkëpunim të mirë.
Në një konferencë për mediat, Balla u shpreh besimplotë se do të arrijnë që të institucionalizojnë një frymë të re komunikimi për të çuar përpara reformat.
“Kam besim që me opozitën e re parlamentare ne do ta arrijmë të institucionalizojmë një frymë tjetër komunikimi dhe bashkëpunimi për të çuar përpara reformat. Unë nuk e paragjykoj sjelljen e deputetëve apo grupeve të reja parlamentare në kuvendin e Shqipërisë”, tha Balla.
PROCEDURAT PER SHKARKIMIN E PRESIDENTIT META
Teksa foli per shkarkimin e Presidentit, Balla tha se nuk do te merret asnje hap pa opinionin e Komisionit te Venecias.
“Do ju lutesha që të respektojmë edhe të drejtën e kuvendit që të marrë kohën e nevojshme për ta analizuar dhe vlerësuar kërkesën. Janë dy procese, procesi i parë që vjen nga komisioni i ligjeve dhe i dyti që vjen nga komisioni hetimor. Unë do të preferoja që mos hyja në morinë e provave
Unë besoj që Kuvendi i Shqipërisë është institucioni më i besueshëm në vend dhe do të vazhdojë të respektojë kushtetutën e vendit. Unë nuk dua të hyj në paragjykime, por dua t’ju them në rastin se kërkesës së parë vendimtar ka qenë opinioni komisionit të Venecias për të cilin PS ruan një vlerësim maksimal. Të mos harrojmë që nga 1998 e këtij kur ne kemi filluar punën për dhënin Shqipërisë një kushtetutë si kjo që kemi sot, Komisioni i Venecias ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm.
Kjo është një vendimmarrje që i takon kuvendit.
Unë jam si një prej propozuesve dhe më pas institucionet do të përcaktojnë. Unë nuk përcaktoj se çfarë vendimmarrje do të ndjekë Gjykata Kushtetuese. Besimi i plotë i çdo qytetari është që GJK do të veprojë mbi bazën e veprimeve kushtetuese.
Kuvendi ka hapësirën e nevojshme për të institucionalizuar nismën dhe ka kohën për ta përfunduar brenda këtij mandati”./ b.h