Lefter Maliqi në një komunikim për mediat, deklaroi se fitorja e Partisë Socialiste u arrit nga krimi dhe vjedhja.
Ai gjithashtu i ka bërë thirrje opozitës që të mos i njohë zgjedhjet e 25 prillit , ndërsa ka theksuar se i kanë të gjitha provat për manipulimet që janë bërë.
“E shohim se si po ikin të rinjtë nga Shqipëria. Këtu nuk bëhet fjalë për mandatin tim. Këtu bëhet fjalë për të ardhmen e shqiptarëve. Janë vendosur kryqe vetëm për sabotim e manipulim zgjedhjesh.
I bëj thirrje Lulzim Bashës të ngrejë popullin të mos njohë zgjedhjet, dhe të kërkojë zgjedhje të parakohshme. Janë blerë nga 200 euro, 500 euro vota për çdo familje. Nëse opozita pranon këtë blerje, këtë manipulim këtë krim të rëndë elektoral, ta gëzojnë Erdoganin, ta gëzojnë Putinin dhe ta harrojnë të ardhmen e Shqipërisë”, tha Maliqi.
Maliqi kishte dhe një thirrje për diplomatët e huaj në vendin tonë.
“Nëse kanë vesh të dëgjojnë, e sy të shikojnë, të maten mirë se ne duam të jemi si Europa e Amerika nëse bëjnë këto gabime, të presin verdiktin e OSBE-ODIHR. Synimi i tyre ishte të godisnin sa më pak PD që mos bëhej zhurmë e madhe e të godisnin LSI, megjithëse me këtë blerje masive LSI mbijetoi mbi 1000 mije vota duke i rrëmbyer dhe 3 mandate, jemi më të fortë se kurrë këto zgjedhje s’do njihen këto s’ishin zgjedhje por blerje, krim i mirëfilltë elektoral”, u shpreh ai.
g.kosovari