Në videon e siguruar nga “BallkanWeb”, shihet se radhët e automjeteve shkojnë deri në 15 km Në korsitë që shkojnë në drejtim të Fushë-Krujës.
Shkak për këtë është bërë një garë me makina, që po zhvillohet brenda rrethimit të një ofiçine, në dalje të Fushë-Krujës.
Ky aktivitet ka tërhequr kuriozitetin e qindra simpatizantëve të garave me makina. Çdokush që udhëton nga veriu në drejtim të Tiranës, Durrësit, aeroportit të Rinas dhe anasjelltas, duhet të përgatitet për të qëndruar në trafik mbi një orë.